EKOLOGJI DHE EKONOMI

AFATI I PËRDORIMIT TË IMPIANTEVE

Modulet fotovoltaik nuk kanë nevojë për mirëmbajtje dhe janë jashtëzakonisht
të qëndrueshme. Afati i përdorimit që jepet nga prodhuesit dhe Institutet e pavarura
është mesatarisht 30-40 vite.
Prodhues të njohur të moduleve japin garanci të produkteve.

  • Garanci e produktit për 2-5 vite.
  • Garanci të prodhimit për 90 % të kapacitetit minimal për një periudhë kohore prej 10 -12 vite.
  • Garanci të prodhimit për 80 % të kapacitetit minimal për 20 ose 25 vite.

... dhe nje garanci për invertorin tuaj:

  • 5 vite
  • 10-25 vite ( mund të vazhdohet për një kosto shtesë)


Që nga muaji Janar i vitit 2008 të gjitha produktet tona fotovoltaik mbajnë gjithashtu
Ral-vulën e miratimit!

LLOGARITJA E PËRFITIMEVE TË MUNDSHME

Vendimtare për rendimente të impianteve fotovoltaike janë cilësia e moduleve, orientimi i tyre dhe vendi i duhur. Si bazë të llogaritjes së përfitimeve e marrim mesataren afatgjate të rrezatimit global të shërbimit meteorologjik për vendin e caktuar (shiko hartën).
Ne i kryejmë këto llogaritje falas për Ju, me një program special kompjuterik të energjisë.
Hijezimet duhet të shmangen. Nëse hijezimet nuk mund të shmangen, ekziston përsëri
mundësia që me një planifikim të kujdesshëm të montohet dhe të vihet në punë një impiant
ekonomik fotovoltaik.
Ne mund të ju këshillojmë për hapësirën e mundshme për shfrytëzim të pullazit. Pavarësisht
nga vendndodhja e impiantit tuaj fotovoltaik, orientimi optimal i moduleve është 180 ° në jug
me një pjerrtësi prej 20-40 ° gradë; por edhe devijime më të mëdha përsëri japin mundësi për
efikasitet të impiantit tuaj FV. Për pullazet me shtrirje prej < 15 ° përdorim module speciale.
(Teknika e shtresave të holla)