PROJEKTI

Hapat drejt së ardhmes. Në Kërçovë do të realizohet një projekt i avancuar i pullazit me sistem diellor nëpërmjet bashkëpunimit të Agjencisë energjetike gjermane (dena) dhe ekspertit solar të GerMaSolar Import-Eksport DOO, respektivisht themeluesit të saj nga INTERMONT German Energy e.k dhe Elektrotechnik Hellenbrand.
Në pullazet e gjimnazit "Mirko Mileski" do të instalohen 2 sisteme fotovoltaik me kapacitet prej 2.30 kWp dhe 46.17 kWp. Sipërfaqet e nevojshme të pullazit për këtë qëllim janë 15 dhe 310 m2. Të dy sistemet fotovoltaik do të lidhen në atë mënyrë që të mund të përdoren nga shkolla për qëllime edukative si dhe të jenë të monitoruara nëpërmjet internetit. Këtu do të përdoren ekskluzivisht prodhime që janë 100 % "Made in Germany" si : module fotovoltaik të markës IBC Monosol të tipit 265 ET dhe inverter të brezit më të ri të markës më të njohur botërore SMA. Për fiksimin e aparateve- FV në pullazet do të përdoret një sistem i çertifikuar i TÜV-RAL dhe LGA.

Duke u bazuar në kushtet e përgjithshme dhe intensitetin lokal diellor, llogaritet të ketë një për-fitim energjik prej përafërsisht 3.0 MWh tek aparatet e vogla dhe 61.0 MWh tek aparatet e mëdha. Kursimi i CO2-shit llogaritet të jetë përafërsisht 2.5 t/vit, respektivisht 50 t/vit.
Me këtë sistem, jo vetëm që do të hapet rruga për prodhimin e energjisë së rinovueshme në një regjion me diell, por njëkohësisht bëhet edhe trajnimi i firmave teknike vendore, me qëllim të krijimit të vendeve të reja të punës në Maqedoni.