DIELLI ËSHTË PARTNERI JUAJ

SI FUNKSION IMPIANTI FOTOVOLTAIK?

Energjinë diellore për dallim nga lëndët djegëse fosile si nafta ose gazi e kemi në dispozicion të pakufishëm. Ajo është e pavarur nga situata politike globale dhe me këtë paraqet një alternativë shumë të mirë, përdorimi i së cilës rritet në mënyrë të shpejtë. Një impiant fotovoltaik na jep mundësinë të shfrytëzojmë këtë energji! Fotovoltaik paraqet konvertimin e rrezeve diellore në energji elektrike me ndihmën e qelive solare. Këto përbëhen nga fletë të holla kristalore të
siliciumit.

  • Me një impiant të energjisë diellore, ju tregoni se jeni të orientuar drejt ardhmërisë dhe në këtë mënyrë Ju jepni kontributin tuaj personal në mbrojtjen e mjedisit si dhe në mbrojtjen e brezave të ardhshëm, pasi që energjia solare nuk ndot ambientin dhe mënjanon CO2-shin.
  • Energjia diellore është falas dhe e pafund.
  • Një impiant diellor rrit vlerën e patundshmërisë, mbron pullazin dhe ka një afat të gjatë të përdorimit.
  • Një impiant i energjisë diellore nuk ka shumë nevojë për mirëmbajtje dhe nuk ka pjesë të materialeve të harxhueshme.
  • Modulet pastrohen vetë gjatë të reshurave të shiut.

 

funktion pv anlage Rrezatimi i diellit në modulin solar (1) krijon tension. Krijimi i kësaj rryme të vazhduar është i lidhur me një inverter (2) dhe konvertohet në rrymë alternative (230 V). Kjo energji, mund të dërgohet drejtpërdrejtë në rrjetin elektrik.